Jackson, mbidoza e panjohur 8 vjet përpara vdekjes

07/08/2013 20:10

Tetë vite përpara vdekjes, fëmijët gjetën Micheal Jackson pa ndienja në dysheme, si rrjedhojë e një mbidoze.

Fëmijët e vegjël të këngëtarit, Prince dhe Paris, ishin vetëm katër dhe tre vjeç, kur panë babain e tyre në atë gjendje të mjeruar, në një suitë hoteli në vitin 2001.

Kjo histori u bë publike këtë të mërkurë, nga ish-truproja i këngëtarit, Micheal la Perruque, i cili i kreu këngëtarit frymëmarrje artificiale, deri në mbërritjen e urgjencës.

Më pas, Jackson ishte dërguar në spital dhe kishte marrë veten brenda pak kohe, ndërsa ngjarja ishte mundur të mbahej e fshehtë nga vëmendja e medias.


Femijet e Micheal Jackson

Rrëfimi i truprojes në mediat gjermane është i pari që hedh dritë mbi këtë ngjarje.

Top Channel