Gandolfinit iu vodh ora pas vdekjes

07/08/2013 18:15

Trupi i James Gandolfinit u përdhos në Romë, kur disa orë pas vdekjes së tij, ora e shtrenjtë “Rolex” që mbante me vete u grabit.

E përditshmja amerikane “TMZ” ishte ajo që siguroi një kopie të një denoncimi të bërë nga familjarët, të cilët pretendojnë se ora me vlerë 3 mijë dollarë, që 51-vjeçari mbante në dorë në momentin kur pësoi një infarkt vdekjeprurës ishte vjedhur në dhomën e hotelit.

Në dhomë nuk kishte asnjë shenjë për grabitje të tjera apo një shpërthim të derës, prandaj dyshimet kryesore bien me anëtarët e stafit të hotelit, kryesisht tek punëtorët e pastrimit, që kanë pasur akses në dhomën e Gandolfinit, yllit të vërtetë të serialit tepër të suksesshëm, “Sopranos”.

Top Channel