Di Caprio, dylbi për të admiruar të dashurën

07/08/2013 19:45

I njohur si një “gjuetar” modelesh, Leonardo di Caprio ka pasur lidhje në të shkuarën edhe me disa supermodele, si Gisele Bundchen apo Bar Rafaeli.

Megjithatë, kurrë më parë ai nuk kishte përdorur një dylbi për të admiruar një të dashur, siç bëri në Ibiza me modelen Toni Garrn, “trofeun” e fundit të aktorit 38-vjeçar.

21-vjeçarja gjermane, një prej yjeve të “Victoria’s Secret”, nga ana e saj tregoi edhe një herë më shumë për fotografët, hiret e saj saj të shkëlqyera.

Top Channel