Modelja, një linjë veshjesh dedikuar Zotit

06/08/2013 18:55

Një ish-modele e “Victoria’s Secret”, Kylie Bisutti, vendosi t’i jepte fund një karriere premtuese në muajin shkurt, si rezultat i besimit të saj të thellë kristian.

23-vjeçarja, pjesëmarrëse në disa sfilata dhe koopertina revistash erotike, u ndërgjejësua se nuk ishte në rrugën e duhur, duke fituar para nëpërmjet ekspozimit të zonave intime të trupit të saj.

Tashmë, Bisutti rikthehet sërish në vëmendje, nëpërmjet një mënyrë origjinale që ajo gjeti për të vazhduar të qëndronte në botën e modës, një linjë… kristiane.


Kyllie, ne jeten e saj private dhe ne nje kalendar erotik, perpara se te terhiqej nga modelimi

 

Ajo përuroi një linjë të re mode, të stiluar prej saj, në të cilën në veshjet e ndryshme, figurojnë shkrime dhe thënie nga pasazhe të ndryshme të Biblës.


Veshjet e stiluara nga ish-modelja, me mbishkrime te marra nga Bibla apo dedikuar besimit

Një ide e çuditshme, që nuk është pritur mirë nga të gjithë, ndërsa sektorë të ndryshëm të kishës katolike kanë reaguar, duke e konsideruar si të pafalshme që emri i Zotit të përdoret për të bërë marketing.

Top Channel