Rusi, gjyqi për gazetaren e vrarë

24/07/2013 16:20

Të dyshuarit si vrasës të gazetares ruse Anna Politkovskaya janë paraqitur të mërkurën në gjykatën e Moskës, ndërkohë që familjarët e së ndjerës e kanë bojkotuar procesin.

Fëmijët e gazetares, Vera dhe Ilya deklaruan se gjykata e kishte zgjedhur jurinë pa i pyetur ata dhe kishte nxituar në caktimin e datës së seancës.

Në deklaratën e tyre ata thanë se kishin pritur pothuajse shtatë vjet për një gjyq që sipas tyre është “delegjitimuar me durim”.

Të pestë të pandehurit, mes të cilëve janë katër anëtarë të një familjeje çeçene, deklarohen të pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj tyre.

Tre nga të akuzuarit u shfajësuan nga akuzat në vitin 2009, por vendimi u rishikua dhe u kthye mbrapsht nga Gjykata Supreme e Rusisë.

Politkovskaya, një kritike e fortë e Kremlinit, u qëllua për vdekje në ashensorin e apartamentit të saj në Moskë në tetor të vitit 2006, një krim ky që u dënua në shkallë ndërkombëtare.

Një zëdhënës i gjykatës së Moskës, i cituar nga mediat ndërkombëtare, deklaroi se juria e procesit ishte zgjedhur në përputhje të plotë me ligjin.

Por Ilya dhe Vera deklaruan se gjykata kishte nxituar me datën e procesit edhe pse e dinte shumë mirë se ata të dy nuk mund të ishin të pranishëm në atë datë, pasi do të ndodheshin jashtë Moskës.

Në hapje të seancës, gjyqtari rrëzoi kërkesën e palës mbrojtëse për përfundim të gjykimit, për shkak të mungesës së familjarëve të gruas së vrarë, raporton agjencia e lajmeve “AFP”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA