Portokallia ndez sheshin Skënderbej/ Humor, muzikë dhe duartrokitje në Tiranë, turi veror vijon drejt Cërrikut
“Trajtojeni mashkullin si një qen, që ata të sillen mirë me ju”. Kështu të paktën mendon këngëtarja Nicki Minaj.
“Meshkujt vdesin për femrat e pavarura. Ata vdesin t’i trajtosh si qen”, deklaroi këngëtarja, e cila më pas pranoi se pavarësisht kësaj, ka nevojë për dikë në krah për të realizuar ëndrrën e saj, të bëhet nënë.
“Jam lutur gjithë këto kohë dhe një ditë dua të bëhem nënë dhe që tani do të filloj të bëhem ajo grua e cila do të jetë prindi dhe përgjegjësja për rritjen e fëmijës tim”, shtoi këngëtarja.
Këngëtarja e bërë e famshme jo vetëm me këngët, por edhe me format e saj, gjithmonë eksperimenton me daljet në publik. Pak kohë më parë Nicki Minaj ajo postoi në Twitter një foto të sajën “topless”, duke mbuluar vetëm me duar gjoksin.
Fillimisht kjo foto u postua nga producenti ekzekutiv i saj dhe ndoshta edhe i dashuri Scaff Beezy e më pas Nicki vendosi t’ia tregonte edhe miliona ndjekësve të saj në rrjetin social.
Top Channel