Jay-Z: Nuk ndërhyj në jetën e Rihanës

12/07/2013 15:35

Jay-Z është shprehur se Rihanës i jep vetëm këshilla për jetën e saj, por kurrë nuk ndërhyn në vendimet që ajo merr.

Në një intervistë radiofonike, mentori i këngëtares nga Barbados tha: “Unë nuk mund të kontrolloj jetën e saj. Unë mund t’i jap vetëm këshilla kur i kërkon, por jo të marr vendime për të.”

Bashkëshorti i Beyonce ka qenë gjithmonë kundër marrëdhënies së Rihanës me Chris Brown. Ai pati deklaruar në media se Rihanna nuk duhet ta kishte falur reperin pasi ky i fundit e rrahu brutalisht në vitin 2009.

Top Channel