Lohan, provokuese në trailerin e ‘The Canyons’

11/07/2013 20:00

Lindsay Lohan shfaqet me të brendshme në trailerin e filmit të saj më të ri me titull ‘The Canyons’.

Aktorja 27-vjeçare, e famshme më shumë për problemet me drejtësinë sesa për sukseset kinematografike, interpreton në këtë film të dashurën e një producenti filmash, të cilës i zbulohet tradhëtia.

Filmi me regji të Paul Schrader është refuzuar nga “Southwest Film Festival” për “mungesë cilësie”, por do të shfaqet në kinematë amerikane në fillim të gushtit.

Top Channel