Mendohet se pasuria e saj shkon në 250 milionë dollarë, por Jennifer Lopez ka zbuluar se gjatë adoleshencës ka qenë e pastrehë.

Këngëtarja dhe aktorja e famshme ka deklaruar për revistën ‘W’ se ka fjetur në divanin e studios së kërcimit pas një sherri me mamanë e saj për zgjedhjet e karrierës.

“Unë doja t’i përkushtohesha kërcimit dhe të lija shkollën, por mamaja nuk ishte dakord. Për këtë arsye u largova nga shtëpia dhe flija në divanin e studios së kërcimit”, tregon 43-vjeçarja.

“Fatmirësisht, brenda pak muajve fitova një punë në Europë dhe kur u ktheva gjërat ishin rregulluar për mua. Fitoja mirë me kërcimin dhe nisa të jetoja në Los Angeles, aty ku m’u hapën dyert e suksesit”, shtoi ish-bashkëshortja e Marc Anthony.

Top Channel