Ish-i i Naomi Campbell me miss-Kinën

10/07/2013 18:05

I sapondarë pas pesë vitesh marrëdhënie me supermodelen Naomi Campbell, miliarderi rus Vladimir Doronin nuk ka humbur shumë kohë për të gjetur një zëvendësuese të përshtatshme.

Dhe nga Campbell, ai është zhvendosur tek ish-Miss Kina, Luo Zilin, e cila shfaqi linja të admirueshme, në jahtin personal të miliarderit rus.

Aktualisht, Doronin dhe 25-vjeçarja ndodhen duke kaluar disa ditë pushime në Ishullin e Bardhë, një ishull i vogël i ndodhur në jugun e Britanisë së Madhe.

Top Channel