Beyonce, ylli i koopertinave

10/07/2013 16:35

Beyonce Knowles realizoi disa prej pozave të saj më joshëse ndonjëherë, ndërsa fitoi koopertinën e revistës “Flaunt”.

Fotografitë u realizua që gjatë vitit 2011, në kuadrin e një fushate publicitare, por ato u rivlerësuan në një editorial të gjatë të revistës.

Në një prej fotove, 32-vjeçarja pozon nudo, e mbuluar vetëm me një lëndë shkëlqyese, ndërsa në imazhet e tjera, nëna e një fëmije tregon format e saj të shkëlqyera.

Në revistë, Beyonce i përgjigjej disa pyetjeve interesante, ndërmjet të tjerave mbi mendimin e saj për faktin që konsiderohet si një idhull në komunitetin gay.

“Jam shumë e lumtur që shikohem në të njëjtën mënyrë si Madonna, Barbara Streisand apo figura të tjera të muzikës, të cilat frymëzojnë për këtë komunitet krenari për zgjedhjet e tyre, pasi askush nuk duhet të ketë frikë të dashurojë”, tha Beyonce.

Top Channel