Nostalgjia “Rolling Stones”

07/07/2013 21:10

Banda legjendare e muzikës “Rolling Stones” vazhdon të emocionojë fansat e tyre të shumtë, edhe 50 vjet pas daljes së tyre në skenë.

Këtë radhë, ata kanë vendosur të sjellin nga e kaluara, një koncert të organizuar në “Hyde Park” të Londrës, duke replikuar gati gjithçka, si 44 vjet më parë.

Koncerti u shndërrua në vitin ’69, në një natë memoriale për një prej pjestarëve themelues të bandës, Brian Jones, i cili dy ditë përpara shfaqjes u mbyt në një pishinë, nën efektin e alkoolit dhe drogës.

Mbi 65 mijë fansa kanë ndjekur nga afër koncertin historik këtë herë, duke përjetuar emocione të shumta, teksa shijonin atmosferën e krijuar dhe performancën fantastike të Mik Xhegerit dhe pjestarëve të tjerë të bandës, performancë që zgjati mbi 2 orë.

Modele të shumta pemësh lisi u sollën me kërkesën e grupit, për të rikrijuar sa më afër origjinales atë skenë të gati gjysmë shekulli më parë.

Top Channel