Si na kanë ndryshuar jetën rrjetet shoqërore

05/07/2013 00:00

Rrjetet shoqërore kanë ndryshuar shumë jetën tonë. Pa e kuptuar kemi humbur shumë zakone duke i zëvendësuar me qëndrimin online.

Si rrjedhim, jemi të “ngjitur” gjithmonë pas celularit apo kompjuterit. Shkruajmë në Twitter ose Facebook në vend që të flasim, kërkojmë shpirtin binjak në Facebook duke analizuar profilet e të tjerëve e kështu me radhë.

Ja disa nga gjërat që nuk bëjmë më që kur jemi regjistruar në Facebook dhe rrjete të tjera sociale:

1-    Nuk kalojmë kohë me familjen
2-    Nuk luajmë më shah ballë për ballë, por në Facebook
3-    Bisedat nuk i zhvillojmë në kafene, por në chat
4-    Nuk mbajmë ditar sekret, por një profil në Facebook të hapur për të gjithë
5-    Nuk kemi më nevojë për një detektiv për tu siguruar për besnikërinë e partnerit. Mjafton të hyjmë tek    mesazhet në Facebook për të parë me kë flet i dashuri apo e dashura
6-    Para se të hanim, nuk na shkonte në mendje të fotografonim ushqimin
7-    Nuk urojmë më ditëlindjen në telefon apo personalisht. Na mjafton një mesazh në profilin e Facebook-ut
8-    Nuk marrim me vete aparatin fotografik. Na mjafton celulari
9-    Nuk harrojmë personin me të cilin jemi ndarë. Ish të dashurin apo të dashurën do na e kujtojnë gjithmonë miqtë apo miqtë e miqve nëpërmjet lajmeve në Facebook

Top Channel