Seksi me partnerë rastësorë shkakton depresion

03/07/2013 17:15

Personat që kryejnë marrëdhëie me partnerë rastësorë kanë më tepër gjasa që të përjetojnë depresion dhe ankth, tregoi një studim i kryer nga Universiteti i Shtetit të Kalifornisë, SHBA.

Kërkuesit intervistuan 3 900 studentë, të gjithë heteroseksualë, e monitoruan lidhjen midis jetës së tyre seksuale e shëndetit mendor.

Anketimi, në të cilën morën pjesë më shumë meshkuj, tregoi se 11% e të intervistuarve që kishin pasur marrëdhënie seksuale gjatë muajit të fundit me një partner që e njihnin më pak se një javë, shfaqnin një përqindje më të lartë të problemeve si depresioni apo ankthi.

“Rezultatet sugjerojnë se midis studentëve heteroseksualë, seksi rastësor ishte një forcë negative, e cila sjell pasoja në shëndetin psikologjik. Këto rezultate janë veçanërisht të rëndësishme përballë konsiderimit të seksit si një argëtim pa pasoja, nga shumica e të rinjve”, deklaroi Melina Bersamin, një prej autoreve që realizuan këtë studim.

Top Channel