Madonna rikthehet të skandalizojë sërisht, këtë herë në një video në të cilin vret një prej balerinëve të saj.

Kjo është video që paralajmëron mbërritjen e afërt të një projekti të saj sekret, i lidhur me muzikën dhe një forme arti ende misterioz.

Ndër ato pak detaje që njihen, dihet se në “Secret Project”, 53-vjeçarja luan rolin e një vrasëse gjakftohtë.

Kjo nuk është hera e parë që Madonna shfaq dashurinë e saj për armët. Në turin e saj të fundit, ajo u kritikua për pistoletat dhe pushkët e ngjitura në skenë, por këngëtarja u mbrojt duke thënë: “Nuk janë armët, por njerëzit ata që vrasin”.

Top Channel