U përpi nga flakët 400 vite më parë: Teatri Globe, një nga më të famshmit në botë, ku gjatë shekujve XVI dhe XVII vinte në skenë shfaqjet e saj kompania ku punonte gjiganti i letërsisë botërore, William Shakespeare.

Në qershor të 1613-ës, gjatë produksionit të Henry-t VIII ra zjarri duke shkatërruar teatrin në formë O-je, i cili ishte ndërtuar në 1599-ën.

Një strukturë në dru, e cila mbante rreth 3200 spektatorë. 1 peny për njerëzit për publikun në këmbë dhe dy për të ulurit, ishte cmimi i biletës gjatë periudhës elizabetiane, ndërsa shfaqjet vazhdonin përgjatë gjithë ditës, deri në mbrëmjet e vona, me skenat që ndricoheshin nga pishtarë.

“Globe Theatre” i pozicionuar në Londër, u rindërtua një vit më pas, për t’u shembur më vonë në 1644-ën.

Në vitet ’90, pas një operacioni të rëndësishëm politiko-kulturor, teatri u rindërtua me një formë moderne, përpos shumë kritikave mbi rindërtimin e tij, ku gjenden dhe projeksione në miniaturë se si ka qenë teatri origjinal, ku u vunë në skenë kryeveprat e Shakespeare-t.

Duke cituar shprehje nga njëra prej tyre, sot, pas kater shekujsh, ende në brigjet e Tamizit: të jesh apo të mos jesh? Kjo është çështja!

Top Channel