Pato-Barbara presin një fëmijë?

29/06/2013 03:40

Shumë thashetheme kanë lindur në Brazi, të natyrës “gossip”, pa shumë mundësi të mëdha për verifikim, por emrat e përmendur janë shumë të njohur dhe njoftimi, i cili është dhënë në disa uebsajte mes të cilëve “O Dia” dhe “Lancenet”, duhet marrë në konsideratë.

Barbara Berlusconi mund të jetë shtatzënë, ndërsa Alexandre Pato mund të bëhet babà. Rrjedhimisht edhe Silvio Berlusconi një tjetër herë gjysh.

Kështu, ndryshe nga ndarja që u përfol pak kohë më parë, ndryshe nga lajmi se “Patoku” ka gjetur një tjetër të dashur, i cili që kur është kthyer në vendlindje (te Corinthians) nuk po arrin të shënojë as nga 2 metra larg portës, ndryshe nga kriza e shkaktuar prej largësisë… çifti duket se po shijon një periudhë të artë, në fund të së cilës pritet të vijë në jetë një bebe.

Thashethemi pritet ende të konfirmohet, pasi “O Dia” ka qenë i njëjti organ shtypi, i cili disa muaj më parë dha lajmin për krizë të supozuar mes dyshes Pato-Barbara. Një lajm, që u mohua nga të dy ata, teksa Pato duket se kërcënoi edhe me padi.

Top Channel