Një aksident me pasojë një viktimë dhe dy të plagosur është shënuar mbrëmjen e së shtunës në dalje të qytetit të Librazhdit.
Mjeti tip Benz me targa AA 729 CX është përplasur me mjetin tip Peugeot me targa të Tiranës 1143 J, për pasojë ka gjetur vdekjen 28-vjecari nga Tirana, Jonat Hoxha, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë personi tjetër që ndodhej në makinë me të, Dorian Faqolli.
Ndërsa drejtuesja e mjetit tip Benz, Kostanca Kapurani ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut në Spitalin e Librazhdit.
Policia, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur veprimet e para hetimore për të mësuar shkaqet e aksidentit të rëndë, ndërkohë që paraprakisht mësohet se aksidenti mund të ketë ndodhur si pasojë e një parakalimi të gabuar.
Policia gjithashtu bën të ditur se i plagosuri i cili ndodhet në gjendje të rëndë, është nisur drejt Spitalit Ushtarak për një ndihmë më të specializuar.
Top Channel