Adele tregon tatuazhin e ri

29/06/2013 00:00

Adele nuk ka qenë kurrë pjesë e industrisë së stereotipeve, ndaj tani
duket e cuditshme që ajo ka vendosur që të bëjë një tatuazh, kopje e atij që ka Lana del Rey.

Këngëtarja 25-vjecare  ka postuar një foto ku tregon tatuazhin e saj ‘Paradise’ në pjesën e jashtme të dorës së saj.

Megjithatë duket se është cuditur paksa kur ka mësuar se ka të njëjtin tatuazh me atë Lana del Rey, por vetem lloji i shkrimit ndryshon.

Adele ka edhe një tatuazh me gërmen A, prapa veshit. Ka patur spekulime se kjo është gërma e parë e emrit të djalit të saj. Mendohet që djali i Adele ta ketë emrin Angelo.

Top Channel