Të famshmit mbështesin njëri-tjetrin

28/06/2013 00:00

Mes yjeve po përhapet me shpejtësi trendi i mbështetjes dhe përkrahjes së njëri-tjetrit nëpërmjet bluzave T-shirt ku stampohen portrete të kolegëve të tyre.

Emrat e përfshirë në këtë trend janë Madona, Katy Perry, Rita Ora dhe Rihanna. Madona vetë është parë me një bluzë me foton e Obamas, po ashtu edhe Katy Perry, ndërsa Rita Ora është fotografuar me portretin e modeles dhe mikeshës së saj të ngushtë, Cara Delevingne në bluzën e saj…dhe vetë kjo e fundit me portretin e një tjetër modeleje, mikeshës së saj Jordan.

Top Channel