Shakira në stadium për të parë Pique

28/06/2013 00:00

Gjatë ndeshjes Itali-Spanjë, në shkallët e stadiumit ishte edhe Shakira, këngëtarja bukuroshe kolumbiane, e dashura e mbrojtësit spanjoll, Gerard Pique.

Këngëtarja u fotografua e qeshur dhe vetëm në pak momente shprehu shqetësimin për atë që po ndodhte në fushën e blertë…kur i dashuri i saj vendosej në vështirësi nga sulmet kundërshtare.

Koha e rregullt dhe shtesa e takimit Spanjë-Itali, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Konfederetave, përfundoi në barazim 0-0. Nga pika e bardhë e 11-metërshave, një gabim i Bonuccit, kualifikoi në finale spanjollët që në finalen e madhe do të takojnë Brazilin, vendin organizator.

Top Channel