Schwarzy rikthehet “Terminator”

28/06/2013 19:50

Arnold Schwarzenegger do të interpretojë sërish Terminatorin në filmin që do të shfaqet për herë të parë në vitin 2015.

Aktori 65-vjeçar do të luajë rolin e robotit vrasës në filmin e pestë të sagës. Regjisori i filmit nuk dihet ende.

Xhirimet do të nisin në vitin 2014 dhe aktori veteran është shprehur në fillim të këtij muaji se ndihet shumë i lumtur dhe krenar që “Terminator” do të ketë sërish atë si protagonist.

Bëhet fjalë për një trilogji (3 filma), por nuk dihet nëse do të jetë një “remake” i filmit të vitit 1984 me regji të James Cameron apo vazhdim i filmave të fundit.

Top Channel