Diddy: Bëj një jetë normale

28/06/2013 15:40

Karriera e suksesshme muzikore e ka shndërruar në një miliarder, por reperi Diddy është shprehur në një intervistë për revistën ‘Los Angeles Confidential’ se bën një jetë normale, ndryshe nga ajo që mendojnë fansat e tij.

Diddy, emri i vërtetë i të cilit është Sean John Combs, tha: “Më pëlqejnë gjërat e bukura, por bëj një jetë normale. Njerëzit mendojnë se unë vërdallisem në mansion duke ngrënë ushqime të shtrenjta, por nuk është kështu. Unë jetoj si të tjerët.”

Llogaritet se pasuria e Diddy kap shifrën e 550 milionë dollarëve, para’ me të cilat llaston 5 fëmijët që ka nga 3 gra.

“Në këto kohë të vështira për ekonominë, unë jam krenar që arrij të kem sukses financiar. E di që i llastoj fëmijët e mi me dhurata, por nuk është e dëmshme sepse ata e vlerësojnë shumë atë që kanë në jetë.”

Top Channel