“Trofeu” më i çmuar i Djokovic

27/06/2013 16:50

Me eliminimin e bujshëm të Roger Federer dhe Rafael Nadal që në dy raundet e para të Uimbëlldonit, Novak Djokovic është shndërruar automatikisht në favoritin kryesor për të fituar Grand Sleame e vetëm të zhvilluar në sipërfaqe bari.

E së bashku me serbin, tashmë vëmendja e mediave është përqendruar edhe tek e dashura e tij, modelja Jelena Ristic.

Pothuajse gjithmonë e pranishme në ndeshjet e numrit një të botës në tenisin mashkullor, Ristic shfaqi një trup të tonifikuar dhe linja të admirueshme, në fushatë të re publicitare për një linjë veshjesh plazhi, në disa poza të realizuara përpara pak javësh në Monako.

Megithatë, për Jelenën nuk është tashmë koha e plazhit, pasi asaj i duhet të qëndrojë në Britaninë e Madhe, për të përkrahur të dashurin e saj që tenton të fitojë titullin e tij të dytë në Uimbëlldon.

Top Channel