Relaks me Penelope Cruz dhe Cameron Diaz

27/06/2013 15:35

Penelope Cruz dhe Cameron Diaz shihen duke pushuar pranë një pishine në trailerin e filmit ‘The Counselor’. Aktoret e famshme hollivudiane interpretojnë në këtë thriller përkrah Michael Fassbender, Brad Pitt dhe Javier Bardem.

Filmi ka regjinë e Ridley Scott dhe skenarin e Cormac McCarthy.

Kjo është hera e parë që bashkëshortët Penelope Cruz dhe Javier Bardem interpretojnë së bashku në një film që nga ‘Vicky Christina, Barcelona’.

Top Channel