Batuta më e mirë e të gjitha kohërave

27/06/2013 00:00

Si sot 74 vite më parë është xhiruar një ndër skenat më të famshme të historisë së kinemasë botërore, ajo e ndarjes së Rhet Butler dhe Scarlett O’Haras në filmin kult” Gone with the wind” (Bashkë me erën).

Shprehja legjendare “Frankly my dear, I don’t give a damn”, e thënë nga Clarke Gable, u xhirua në dy versione, duke përdorur edhe “Frankly my dear, I just don’t care”. Përshtatja në shqip e të dyjave është: “Sinqerisht, e dashura ime, s’më bëhet vonë”. Kjo u bë sepse në versionin e parë përdoret fjala “damn”, në shqip “dreq, mallkim” dhe nëse për efekt censure s’do të lejohej, do të përdorej versioni i dytë.

Por censuruesit e filmave e aprovuan versionin e parë duke vendosur një gjobë prej 5000 dollarësh.

Instituti i Filmit Amerikan e ka vendosur në vend të parë batutën mes 100 më të mirave të të gjitha kohërave, ndërsa vetë filmi ka fituar në total 8 çmime Oscar, mes të cilëve regjisori Victor Fleming dhe protagonistja Vivien Leigh.

Top Channel