“Kam frikë se Angelina do të vdesë së shpejti”

23/06/2013 00:00

Një mikeshë e familjes së Angelina Jolie ka folur hapur mbi kancerin që ka prekur femrat e kësaj familjeje dhe ka thënë se vetë aktorja e famshme “mund të vdesë shumë shpejt”.

Marie Miles ka frikë se mastektomia e dyfishtë së cilës iu nënshtrua Angelina nuk do ta shpëtojë nga fati i nënës, gjyshes, stërgjyshes dhe hallës së saj nëse nuk heq shpejt edhe vezoret.

Në një intervistë ekskluzive për ‘The Sun’, Marie tha: “Uroj që të heqë sa më shpejt edhe vezoret e mos të presë deri në moshën 40-vjeçare siç kam dëgjuar. Shpresoj që të mos e pësojë si femrat e familjes së saj që kanë vdekur në moshë të re pa gëzuar nipër e mbesa.”

Gjithashtu Marie ka frikë se vajzat biologjike të Angelina mund të kenë të njëjtin gen difektoz si e ëma: “Geni BRCA1 është gjenetik dhe vajzat e vogla ka shumë mundësi ta kenë trashëguar.”

Top Channel