
Miranda Kerr ka treguar edhe një herë tjetër se është një nga top-modelet më të mira në qarkullim me anë të një seti fotografik në plazh.
30-vjeçarja australiane promovoi linjën e kostumeve të plazhit të butikut online Net-a-Porter dhe si gjithmonë dukej fantastike.
Kerr ka qenë modele e ‘Victoria’s Secret’ në gjashtë vitet e fundit derisa kontrata me markën e famshme të të brendshmeve për femra nuk iu rinovua. Ka zëra që thonë se arsyeja ishte mosha e saj e madhe, por bashkëshortja e aktorit Orlando Bloom i ka hedhur poshtë këto zëra.
“Vendosëm bashkarisht që të mos vazhdonim marrëdhënien sepse unë doja të merresha më shumë me profesionin si nënë”, deklaroi para disa kohësh modelja, e cila ka një djalë 2-vjeçar nga martesa me Bloom.
Top Channel