Robert Downey Jr., dy filma të tjerë si Iron Man

21/06/2013 00:00

Robert Downey Jr. ka nënshkruar edhe për dy filma të tjerë të “Avengers” (Hakmarrësve), ku do të interpretojë sërish rolin e superheroit “Iron Man” (Njeriu i Hekurt).

Pjesëmarrja e tij në filmat e radhës ishte në dyshim pasi Marvel nuk ishte e gatshme të pranonte kërkesat e tij të larta ekonomike, por studioja ka arritur një marrëveshje që do të bëjë të mundur që aktori hollivudian të luajë sërish rolin e Tony Stark/Iron Man në “The Avengers 2” dhe “The Avengers 3”.

Në një komunikatë të publikuar në marvel.com lexohet: “Marvel ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e kontratës me Robert Downey Jr. për dy filmat e radhës të “Hakmarrësve”, ku do të interpretojë miliarderin, gjeniun dhe filantropistin e famshëm.”

Filmi ‘The Avengers 2” do të nisë produksionin në mars të vitit 2014. Regjia dhe skenari nga Joss Whedon.

Top Channel