Ora-Harris, tashmë të pandashëm

21/06/2013 20:10

Marrëdhënia midis Rita Orës dhe Calvin Harris ka arritur një fazë të re, ndërsa DJ i njohur skocez dhe këngëtarja me origjinë kosovare janë bërë thuajse të pandashëm.

22-vjeçarja dhe Harris, pasi kanë nisur së fundmi një marrëdhënie, u fotografuan të enjten në Los Anxhelos, duke shpenzuar të dy kohë në shopping.

Ndryshe nga shumë meshkuj të tjerë, Harris dukej tepër i durueshëm dhe përkushtuar, ndërsa shpenzoi disa orë me të dashurën e tij në një qendër tregëtare.

Rita, e cila së fundmi është rikthyer tek flokët e gjatë biondë, ishte kombinuar në këtë shëtitje me një stil sportiv, me një fustan të lirshëm shumëngjyrësh dhe atlete.

Top Channel