JLo, yll në Bulevardin e Famës në Hollivud

21/06/2013 00:00

Jennifer Lopez është nderuar me yll në Bulevardin e Famës në Hollivud.

Këngëtarja dhe aktorja 43-vjeçare ishte shumë e emocionuar në ceremoninë ku ishte e shoqëruar nga dy fëmijët e saj dhe nga i dashuri Casper Smart.

“Jam shumë e prekur. Më duket e pabesueshme. E ndjej veten shumë me fat sepse ëndrra ime gjithmonë ka qenë të isha pjesë e botës së spektaklit dhe të isha e mirë në atë çfarë bëja”, deklaroi JLo, e cila renditi Bette Midler, Rita Moreno, Sophia Loren dhe Jane Fonda si frymëzimet e saj.

Top Channel