Reagimet për vdekjen e “Tony Soprano”: Iku gjiganti i mirë

20/06/2013 17:50

Ndarja e parakohshme nga jeta e James Gandolfinit provokoi një “tërmet” ngushëllimesh në rrjetet sociale dhe mediat botërore.

Ndarja e parakohshme nga jeta e James Gandolfinit provokoi një “tërmet” ngushëllimesh në rrjetet sociale dhe mediat botërore.

I përjetësuar me rolin e tij të shkëlqyer të bosit të mafies në një prej serialeve më të suksesshëm të realizuar ndonjëherë, “Sopranos”, “Tony” (emri i rolit) mbylli jetën e tij në Romë, ku kishte udhëtuar me familjen, për të njohur më mirë të birin 13-vjeçar me rrënjët e tij italiane.

Një vdekje e qetë, si ajo e bosëve të “Godfather”, ajo e Gandolfinit ngjalli reagime midis aktorëve që e njohën, fansave të tij të shumtë dhe disa prej personaliteteve më të mëdha të botës.

Këto janë disa prej këtyre reagimeve

John McCain, senator amerikan dhe ish-kandidat për president:
“Pusho në paqe James Gandolfini, një prej njerëzve më të mirë që kam takuar ndonjëherë”.

Lorraine Bracco, bashkëprotagoniste e “Sopranos”, në rolin e psikologes): “Sot humbëm një gjigant. Jam tërësisht zemërthyer”.

Edie Falco, bashkëprotagoniste e “Sopranos”, në rolin e bashkëshortes: “Jam e shokuar dhe jashtëzakonisht e tronditur nga vdekja e Jim. Ai ishte një njeri me një thellësi dhe ndjeshmëri të jashtëzakonshme shpirtërore. Buzëqeshja, mirësia dhe bujaria e tij nuk mund të përshkruhen me fjalë”.

Micheal Imperoli, bashkëprotagonist i “Sopranos”, në rolin e Christopher Moltisanti:
“Jimmy na trajtoi të gjithëve si një familje e vërtetë, bujaria, besnikëria dhe mirësia me të cilën na trajtoi është e rrallë në këtë botë. Do të jem gjithmonë mirënjohës që kam pasur një mik si Jimmy”.

Jamie-Lynn Sigler, bashkëprotagoniste e “Sopranos”, në rolin e të bijës së Tony Soprano: “Ky lajm më zhyti në dëshpërim. Vetëm mund të imagjinoj dhimbjen e vërtetë të gruas, djalit dhe vajzës së tij të sapolindur. Zemra ime është pranë tyre”.

Ewan McGregor, aktor: “Krisht, bota humbi sot një prej aktorëve të saj më të mëdhenj. James Gandolfini ndërron jetë. Çfarë talenti. Në këto momente, jam pranë familjes së tij”.

Robin Williams, këngëtar: “Mendimet dhe lutjet e mia shkojnë për familjen e James Gandolfinit. Një aktor i jashtëzakonshëm. RIP, zoti Gandolfini”.

Edward Asner, aktor e aktivist: “Lutjet e mia shkojnë për familjen e Gandolfinit. Jeta është kaq e padrejtë”.

Justin Timberlake, këngëtar: “Shumë e rëndë. Lajmi i James Gandolfinit është kaq tragjik. Zemra ime është pranë familjes së tij në këto kohëra të vështira. RIP. Ike shumë shpejt”.


James Gandolfini, me familjen e tij te vertete, me bashkeshorten (ne te djathte) e djalin 13-vjeçar midis tij dhe gruas. 51-vjecari i ndjere, baba edhe i nje vajze te lindur ne tetor 2012

Samuel L. Jackson, aktor: “Një goditje e jashtëzakonshme për të gjithë botën e aktrimit sot. Vdekja e James Gandolfinit, një prej më të mirëv dhe më të talentuarve është një lajm tragjik. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij”.

Top Channel