Nicki Minaj poston foto “topless”

20/06/2013 15:50

Gjithmonë eksperimenton me daljet e saj në publik, por kësaj here Nicki Minaj shkoi edhe më tej duke postuar në Twitter një foto të sajën “topless”, duke mbuluar vetëm me duar gjoksin.

Fillimisht kjo foto u postua nga producenti ekzekutiv i saj dhe ndoshta edhe i dashuri Scaff Beezy e më pas Nicki vendosi t’ia tregonte edhe 16.6 milionë ndjekësve të saj në rrjetin social.

Këngëtarja amerikane është e njohur për videoklipet e saj ku zakonisht shfaqet shumë pak e mbuluar dhe mesa duket tani ka vendosur që të zbulohet fare për projektet e radhës.

Top Channel