Kinë, fansat plagosen për Beckham

20/06/2013 16:20

Populli kinez ka qenë shumë i emocionuar për vizitën e David Beckham dhe dëshira e madhe për të parë ish-yllin e Manchester United dhe Real Madrid ka bërë që fansat të përleshen me policinë.

I ftuar në Shangai për të promovuar futbollin në vendin aziatik, ish-lojtari anglez ka sjellë më shumë entuziazëm seç duhej mes të pranishmëve, të cilët kanë kapërcyer rrethimin e policëve dhe kanë shkelur njëri-tjetrin.

Rezultati? 7 persona të plagosur dhe eventi i anuluar në Universitetin e Tonjit.

Top Channel