Kim Kardashian eliminon ëmbëlsirat

20/06/2013 00:00

Kim Kardashian mori shumë peshë gjatë shtatzanisë së saj dhe tani vetëm
pak orë pas lindjes së vajzës ajo ka vendosur që të nisë betejën me
humbjen e peshës.

Kim mezi po pres që të kthehet në palestër dhe të rifitojë format e saj pavarësisht se vajzën e ka lindur në orët e para të së shtunës së kaluar.

“Ajo ka nisur të mendojë se kur do të nisë të stërvitet sërish. Kim dëshiron të kthehet sa më parë në formë, pasi kjo është dicka shumë e rëndësishme për të”, thotë një burim për “US Weekly”.

Gjatë shtatzanisë ajo kishte trajner Tracy Anderson, por Kim po mendon të punësojë në këtë detyrë Gunnar Peterson, i cili ndihmoi motrën e vogël të Kimit, Khloe që të humbistë peshë pas lindjes së fëmijës së saj.

Ndërkohë Kardashian po kujdeset shumë edhe për ushqimin e saj, pasi nuk ka futur në gojë as edhe copë ëmbëlsirë. Madje ajo u ka thënë të gjithëve që të mos i sjellin ëmbëlsira sepse nuk do të donte që të tentohej.

Mendohet se Kim dhe vajza e saj, emri i të cilës nuk është bërë ende i ditur, do të qëndrojnë në spital, derisa bebja, e lindur 5 javë më herët se parashikimi, të fitojë peshën e duhur.

Ndërsa mami Kim dhe bebja po pushojnë, babi Kanye West duket se i është përveshur punës dhe për pak kohë ka shkruar katër këngë, ndoshta i frymëzuar nga ndryshimi në jetën e tij.

Top Channel