Katie Holmes nuk është gati për lidhje të re

20/06/2013 00:00

Ka kaluar një vit që kur Katie Holmes njoftoi lajmin e bujshëm të ndarjes me bashkëshortin e saj Tom Cruise.

Aktorja 34-vjeçare nuk është ende gati të frekuentojë dikë dhe përqendrimi i saj total është vajza e saj Suri.

“Nuk mendoj se është gati për një lidhje të re. Ajo është e përqendruar tek vajza e saj”, thotë një prej producentëve që ka punuar me Katie-n së fundmi.

Katie raportohet se ka lënë pas detyrimet e saj në punë, pasi është totalisht e zënë me vajzën e saj. Ajo u ndje keq në 8 qershor, kur Suri shkoi të kalonte një fundjavë me babanë e saj, aktorin 50-vjeçar Tom Cruise.

Top Channel