Cfarë i ka ndodhur fytyrës së Meg Ryan?

20/06/2013 19:10

Meg Ryan ishte shumë e fryrë në fytyrë gjatë paraqitjes së saj në tapetin e kuq të Festivalit të 59 të Filmit Taormina, që po mbahet në Siçili të Italisë.

Aktorja 51-vjeçare gjithashtu nuk kishte asnjë rrudhë, gjë që lë të kuptohet se e ka vizituar disa herë kirurgun plastik.

Në këtë festival filmi, Meg Ryan është e ftuar për të folur mbi karrierën e saj kinematografike, karrierë e cila kohët e fundit nuk ka asgjë të re.

Top Channel