Aktori i “Sopranos”, James Gandolfini ndërron jetë

20/06/2013 02:00

James Gandolfini, aktori i famshem i Hollivudit, ndërroi jetë papritur në moshen 51-vjeçare pas një infarkti.
Ai
u bë bë i famshëm në të gjithë botën në rolin e Toni Sopranos, bosit
mafioz të serialit televiz “Sopranot” qe u transmetua edhe në “Top
Channel”. 

I lindur në Nju Xhersi nga prinder italo-amerikane ai ndodhej në Romë për pushime. Fundjaven e ardhshme do të merrte pjesë në Festivalin e Kinemase te Taorminas, ku duhet te merrte pjese ne nje tryeze te rrumbullaket bashke me rregjisorin Gabriele Mucino.

Lajmi i vdekjes se tij u përhap fillimisht nga disa faqe internet si “Variety” dhe “TMZ” më pas u konfirmua nga agjentet e tij; Marc Armstrong dhe Nancy Sanders qe shprehen dhimbjen e thelle për largimin e tij të papritur.
“Ai dhe familja e tij ishin pjesë e jona. James dinte si të të bente për vete, me figurën e tij të madhe dhe të dashur”.

Nje reagim erdhi edhe nga stacioni televiziv HBO, qe ka transmetuar per nje decade serite e serialit “Sopranot”. “Nje  trishtim i pamatshem. Ishte nje njeri special, nje talent i madh me nje sens te jashtezakonshem humori. Me ngrohtesine dhe respektin qe tregonte, prekte zemrat e shume personave. I biri i James Joseph i lindur ne Borgotaro dhe Santas, me origjine nga Napoli, aktori mori fame me rolin e “kumbarit te zhgenjyer” të Neë Jersey, të interpretuar nga vitet 1999-2007.

Ai ka patur nje karriere te gjate kinematografike, e cila nisi ne vitin 1992. Edhe pas perfundimit te serialit popullor ne 2007 Gandolfini luajti ne filmin “Zero Dark Thirty’ në vitin 2012, ku tregohet gjuetia per kreun “Al Kaeda-s” Osama Bin Laden dhe “Incredibel Burt ëonderstone” ne vitin 2013. Ai kishte nisur punen per nje tjeter serial te HBO, i quajtur “Criminal Justice”. I martuar per here te dyte me hauajanen Deborah Lin, ai le dy femije, njeri prej tyre, prej marteses se pare me Mersi Vudarski.

Top Channel