Johnny Depp flet për herë të parë pas ndarjes

19/06/2013 00:00

Johnny Depp dhe Vanessa Paradis pak kohë më parë i dhanë fund martesës së tyre 14-vjeçare. Në media u hipotezua shumë për shkaqet e ndarjes, ndërsa vetë aktorët zgjodhën të heshtnin.

Depp vendosi të thyejë këtë heshtje dhe të flasë në publik për krizën në martesën e tij me Vanessa-n, për fëmijët, për karrierën si dhe për të treguar “verbërinë e tij”.

Në një intervistë për revistën “Rolling Stone”, aktori i “Piratët e Karaibeve” tha se është e vështirë t’i japësh fund një lidhje martesore, sidomos kur në mes qendrojnë fëmijë, por shtoi se vitet e fundit raporti i tij me Paradise ishte ftohur ndjeshëm.

“Marrëdhëniet janë shumë të vështira, sidomos në profesionin tim. Jam gjithë kohës i larguar, ose familja është e larguar. S’ishte e lehtë për të, s’ishte e lehtë për mua, s’ishte e lehtë për fëmijët. Por mendoj se duhet të jemi të sinqertë me fëmijët tanë”, deklaroi Depp.

Ai tha se është krejtësisht i verbër në syrin e majtë, ndërsa me të djathtin i nevojiten syzet e tij.

“Nuk shoh dot më shumë se pak centimetra nga hunda ime kur jam duke luajtur nëpër filma karaktere që nuk mbajnë syze”, tha aktori.

50-vjeçari rrëfeu se cdo ditë mendon të tërhiqet nga karriera e tij si aktor dhe la të kuptohej se një gjë e tillë, në mos më parë, me siguri do të ndodhë kur të mbushë 60 vjeç. Aktualisht Depp shoqërohet ma Amber Heard me të cilën luajti në filmin “Rum Diary”.

                                             Johnny Depp dhe Amber Heard

Top Channel