Mosha e re dhe brishtësia nuk e kanë penguar aspak që të jetë një modele e famshme. Tashmë, pas më shumë se shtatë vitesh eksperience në fushën e modelingut, ku ka sfiluar në një sërë eventesh të rëndësishme të modës, mendon se ka ardhur koha që të ketë brendin e saj, “Grace Models”.

Ajo ishte një ndër finalistet e “Supermodel of Albania 2007”.

Prej afro një viti e gjysmë, Greiss Petroviç drejton shkollën e saj të modelingut, me djem dhe vajza që kanë pasion fushën e modës, që duan të ndërtojnë një karrierë të suksesshme në botën e televizionit, spektaklit, reklamës, produksionit, eventeve dhe promocionit.

Në shkollën e saj, Greiss, së bashku me profesionistë të tjerë të fushës, u mësojnë studentëve të modelingut që të sfilojnë, të pozojnë dhe të kenë një plastikë të mirë të trupit.

E ndërsa ky është vendi ku gjithçka mësohet brenda 9 muajve, terreni i punës së tyre janë eventet e mëdha dhe pasarelat.

Disa prej vajzave kanë mundur të korrin dhe frytet e para të punës së tyre, duke u afirmuar shpejt në treg. Ato janë kthyer në konkurrente të denja spektaklesh bukurie dhe në imazhe bukurie të firmave të njohura.
Edhe pse prej një kohe të shkurtër në tregun e modelingut, stafi tashmë është përgatitur që me datë 27 qershor të organizojë eventin e parë të tij, “The Grace Models Show”. Organizimi dhe kurimi i këtij aktiviteti? Gjithçka mbetet surprizë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta