Angelina Jolie viziton refugjatët sirianë

19/06/2013 20:30

Muajin e kaluar zbuloi se i ishte nënshtruar një mastektomie të dyfishtë pasi kishte marrë vesh se kishte 87% mundësi të prekej nga kanceri në gji, ndërsa tani Angelina Jolie ka rinisur punën e saj humanitare me refugjatët sirianë.

Aktorja e famshme është parë në një kamp jordanez duke biseduar me refugjatët ditën e martë.

E veshur me të zeza, 38-vjeçarja ka folur me disa nëna dhe fëmijë sirianë.

Top Channel