Alexandra Stan dhunohet nga i dashuri

19/06/2013 00:00

Alexandra Stan, këngëtarja rumune e bërë e famshme me hitin e vitit 2011 “Mr Saxobeat” është bërë viktimë e dhunës së ashpër të të dashurit, njëkohësisht edhe menaxherit të saj, Marcel Prodan.

24-vjecarja ka njoftuar fillimisht nëpërmjet faqes së saj në Facebook se “kishtë pësuar një aksident” dhe se ndodhej e shtruar në spital. Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, këngëtarja ka denoncuar në polici dhe më pas në media dhunën e ushtruar nga i dashuri i saj.

Nga pamjet shihen qartë shenjat e dhunës në fytyrë dhe në trup. Ajo tregon se është dhunuar sistematikisht vitin e fundit nga i dashuri i saj dhe zënkat kanë qenë për shkaqe ekonomike. 

Top Channel