Libër mbi jetën e Ava Gardner

18/06/2013 21:00

Është një nga yjet e kinematografisë botërore që ka bërë të ëndërrojnë breza të tërë me bukurinë dhe interpretimet e saj: Ava Gardner.

Por, përpos suksesit, jeta e aktores amerikane ka qenë e mbushur dhe me raporte dashurie të ndërlikuara.

“The secret conversations” (Bisedat sekrete) është vëllimi i Peter Evans, gazetarit anglez që Gardner angazhoi për të mbledhur kujtimet e saj, i cili tregon rrëfimet e fundit të divës para se të ndahej nga jeta.

Libri flet për tendencën e Gardnerit për tu lidhur me burrat e gabuar, siç është shprehur ajo vetë dhe për vuajtjet që e shtynë drejt alkoolit dhe duhanit. Në lidhjet e saj të komplikuara janë raporti me aktorin Mickey Rooney, i cili thuhet se e tradhëtoi që në ditët e para të shoqërimit të tyre.

Më pas, dashuria e madhe me të madhin Frank Sinastra dhe martesa me të, e cila zgjati rreth 6 vjet.

Si dhe raporti me klarinetistin Artie Shaë, me të cilin Gardner nuk ndjehej në lartësinë e tij sa i përket nivelit kulturor.

Top Channel