“Dueli” De Niro-Travolta

18/06/2013 00:00

Një lloj dueli, plot me tortura dhe gjak, është “Killing Season”, filmi
me regji të Mark Steven Johnson, i prezantuar këto ditë në Taormina Film
Fest.

Protagonistë të filmit të ambientuar në Ballkanin e luftrave dhe spastrimeve etnike janë dy gjigandët e kinemasë, Robert De Niro dhe John Travolta.

Deniro interpreton Benjamin Ford, një ish-oficer amerikan me shërbim në Jugosllavi për llogari të NATO-s, që ka parë dhe bërë shumë gjëra të këqija.

Ndërsa Travolta është Emil Kovaç, një serb i Bandës së Vdekjes që kontrollon një kamp përqendrimi të mbushur me boshnjakë myslimanë.

Filmi në fjalë, në shqip “Stina e Vrasjeve”, do të shfaqet në ekranin e madh fillimisht në Shtetet e Bashkuara më 12 korrik dhe pak më vonë në Evropë.

Top Channel