Një ditë shfaqet me flokë të shkurtëra dhe të nesërmen me të gjata. Kjo është Rita Ora dhe stili i saj gjithmonë në ndryshim.

Këngëtarja me origjinë kosovare u fotografua të dielën në Los Anxhelos, me flokët e saj të gjata të rikthyera, falë zgjatimeve që kishte vendosur.

Për 22-vjeçaren, momenti në të cilin u fotografua ishte një prej momenteve të pakta të pushimit, në mes të punës për regjistrimin e albumit të saj të ri muzikor.

Më parë gjatë javës, Rita u fotografua në dalje të një palestre në Beverli Hills, gjithmonë e kujdesshme për të ruajtur tonifikimin dhe linjat e saj të admiruara.

Top Channel