Cristiano shijon pushimet me miqtë

17/06/2013 10:35

Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo ka publikuar në Facebook një foto me miqtë e tij dhe në përshkrimin e kësaj fotoje shkruan vetëm: “Pushime, miq, argëtim.”

Sulmuesi i Real Madrid po qetësohet pas një sezoni ku nuk fitoi asnjë trofe me klubin. Ai gjithashtu është në pritje të sqarimit mbi rinovimin e kontratës që ka me klubin me më shumë Champions në histori.

Para disa ditësh Cristiano shkroi në rrjetet sociale: “Të gjitha lajmet mbi rinovimin tim janë të rreme.” Kontrata aktuale e sulmuesit portugez skadon në vitin 2015 dhe pas ofertave të çmendura që po vijnë nga Manchester United, PSG dhe Monaco, klubi spanjoll po nxiton për “blindimin” e yllit të skuadrës, por duket se ky i fundit nuk kërkon një rinovim kontrate.

Pas ndeshjes së fundit miqësore që luajti me Portugalinë, Cristiano u shpreh se nuk ka folur me askënd dhe se nuk ka të reja në lidhje me rinovimin e tij.

Ndërsa presidenti Florentino Perez ka theksuar se kërkon që Cristiano Ronaldo të bëhet futbollisti më i paguar në botë me një kontratë deri në vitin 2018, por ende nuk kanë nisur bisedimet dhe e ardhmja e portugezit është e paqartë.

Top Channel