Stewart, e tradhëtuar nga Perry

14/06/2013 10:50

Miqësia e beftë që është krijuar midis Robert Pattinson dhe Katy Perry është shndërruar në një objekt irritimi për Kristen Stewart, ish-të dashurën e aktorit.

E fotografuar të enjten në Beverly Hills, tërësisht jashtë forme, 23-vjeçarja duket se ndihet e tradhëtuar nga mikja e saj, këngëtarja Perry.

Në të shkuarën, aktorja e “Twylight” dhe Perry janë frekuentuar edhe në jetën e tyre private, por marrëdhënia që ajo po forcon me Pattinson, e ka bërë Stewart të ndihet e tradhëtuar nga mikesha e saj.

Pas disa vitesh përkrah Pattinson, lidhja u fut në krizë më parë gjatë vitit, pasi u zbulua një lidhje paralele e Stewart me një regjisor.

Pavarësisht tentativave të saj për t’u ribashkuar me Robert, rikthimi zgjati vetëm pak muaj dhe tashmë duket se Pattinson ka ndërruar përfundimisht faqe.

Top Channel