Kur Shakira “egërsohet”

14/06/2013 13:30

Shakira nuk tregoi asnjë shenjë frike, ndërsa u bashkua me dy çita mishngrënëse, në një spot të ri publicitar.

36-vjeçarja, joshëse me një fustan të kuq, shoqërohej nga dy macet e egra, në një vendndodhje të panjohur ku u realizua spoti.

Reklama me grabitqarët u realizua për llogari të “Wild Elixir”, një aromë e re parfumi që pason “Shakira Elixir”, në vitin 2012.

Ndërkohë, gjatë së enjtes, këngëtarja kolumbiane u pa në Los Anxhelos, nga ku kishte udhëtuar për të shpenzuar të gjithë ditën me babain e saj.

Ajo shoqëroi të atin në një restorant japonez, në të cilin u paraqit e mrekullueshme, me një veshje sportive dhe xhinse të zeza.

Një ditë më parë, Shakira, në një intervistë për revistën “Elle”, gjithashtu zbuloi se sekreti i lidhjes së saj me Pique është liria që secili i lejon njëri-tjetrit, duke toleruar që secili prej tyre të ketë një “jetë paralele dhe botën e tij private”.

Top Channel