Mark Wahlberg i shpëton zjarrit

13/06/2013 16:30

Aktori Mark Wahlberg dhe regjisori Michael Bay shpëtuan paq kur në sheshxhirimin e filmit ‘Transformers 4’ shpërtheu një zjarr.

Ngjarja ndodhi të martën në mbrëmje, kur stafi i xhirimit dhe aktorët ishin mbledhur në një shtëpi prej druri, ndërkohë që çatia ishte në flakë.

Një nga kameramanët deklaroi se po xhirohej një shpërthim i kontrolluar kur ndodhi incidenti që vuri në rrezik jetët e personelit.

Filmi ‘Transformers 4’ është i pari pa Shia LaBeouf, i cili ka qenë protagonisti kryesor i tre filmave të parë fantashkencë.

Top Channel