Festa e shfrenuar e Tamara Ecclestone

13/06/2013 00:00

Tamara Ecclestone, vajza e bosit të Formula 1 Bernie Ecclestone, ka
mbajtur me bashkëshortin e saj një festë të shfrenuar, për të festuar
lidhjen e tyre në martesë.

Tamara dhe Jay e kanë nisur muajin e mjaltit me një festë në Cap Ferrat, një lokalitet turistik ekskluziv për pasanikët në jug-lindje të Francës.

Çifti që ka vënë kurorë nuk e ka vrarë në asnjë moment mendjen për shpenzimet, duke ftuar të gjithë miqtë dhe duke festuar me ta si të çmendur mes pijeve alkoolike, pishinës dhe xhirove me motoskaf.

Top Channel